Ministri gjerman i Shëndetësisë: Të vaksinuarit me “AstraZeneca” mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme

Personat që marrin vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” mund të marrin një vaksinë me një përbërës tjetër aktiv në një datë të mëvonshme, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.

Propozimi i bën jehonë një sugjerimi të bërë disa ditë më parë nga Carsten Ëatzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane për Imunologjinë: “Ju mund të rrisni sërish më vonë imunitetin e shtuar me vaksinën “AstraZeneca” me një vaksinë mARN pa ndonjë problem”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?