Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 17:17 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO SHBA i ka ofruar Ukrainës, sipas presidentit ukrainas, Zelensky, anëtarësimin në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi. Për Zelenskyn kjo është çështje për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Bota E hënë, 25 Gusht 2025 09:38
Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

“Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.

“Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.

“Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.

Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.

Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.

“Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.

Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.

Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës.

Mund t'ju interesojë

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 9 minutash
Turqia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje: bashkërendim në rast sulmi të jashtëm

Turqia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje: bashkërendim në rast sulmi të ja...

Para 25 minutash
Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 5 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 9 minutash

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, tubimi zhvendoset para Kryeministrisë
Para 11 minutash

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, tubimi zhvendoset para Kryeministrisë

Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë
Para 16 minutash

Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…
Para 17 minutash

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 17 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 20 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 21 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.