Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul viziton Bosnjë e Hercegovinën në turin e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, nis sot një tur në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Qëllimi kryesor i turit është procesi afatgjatë i anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili për disa prej tyre ka zgjatur prej dekadash.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Gjermania ka qenë prej kohësh një partnere e ngushtë e rajonit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ne një gjë është e sigurt: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2003, Bashkimi Europian vendosi që vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishin të pranueshme për anëtarësim, pasi të përmbushnin një sërë reformash. Sot, shtetet ndodhen në faza të ndryshme të këtij procesi, ndërsa frustrimi për zgjatjen e tij vazhdon të rritet. BE-ja ka frikë se kjo mund t’i shtyjë disa vende të afrohen më shumë me rivalë politikë si Kina dhe Rusia.

Wadephul pritet të takohet me tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, përfaqësuesit boshnjak, serb dhe kroat në Sarajevë. Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me Christian Schmidt, përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën, sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës trevjeçare në vitin 1995.

Pas Bosnjës e Hercegovinës, Wadephul do të udhëtojë drejt Malit të Zi dhe Shqipërisë të hënën, ndërsa mbrëmjen e po asaj dite do të fluturojë për në Serbi. Të martën, ai planifikon të vizitojë Kosovën, përpara se të vazhdojë udhëtimin drejt Maqedonisë së Veriut në mbrëmje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?