FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm Sllovak: Bullgaria, Rumania të bëhen anëtarë të Zonës Shengen

Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav deklaroi se Bashkimi Evropian “nuk duhet të ketë frikë” nga zgjerimi i zonës Shengen, duke bërë thirrje për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën e lirë të udhëtimit.

Bullgaria dhe Rumania duhet të bëhen anëtare të Zonës Schengen, si vende që  kanë përmbushur kriteret e pranimit dhe vonesa është shkaktuar nga arsye politike, ka thënë Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak.

Ne kemi nevojë për një zonë operative Shengen dhe ne nuk duhet të trembemi  me zgjerimin e saj. Unë besoj se zona Shengen duhet të përfshijë Bullgarinë dhe Rumaninë për shkak se këto dy vende kane plotësuar kërkesat e nevojshme teknike. Vonesa e dhënies së  anëtarësise në zonën Shengen  ka karakter politike, e jo karakter teknik, “tha Lajçak të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu vuri në dukje se  ishte e nevojshme për të përmirësuar kontrollin në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka ende masa që mund të merren për të forcuar kufijtë tuaj të jashtme. Por ne nuk duam të shohim kufijtë brenda zonës së Shengenit, “tha Lajçak.

Ai shtoi se një nga çështjet kryesore të krizës se emigrimit gjate 2015 ishte mungesa e shkëmbimit të informacionit midis shteteve anëtare të Shengenit.

Zona Shengen përbëhet nga 26 shtete evropiane të cilat kanë rënë dakord për heqjen e kontrollit kufitar. Bullgaria dhe Rumania, si Kroacia dhe Qiproja duan të bashkohen me zonën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda refuzoi të revokojë kontrollin kufitar.

/Sputniknews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?