Ministri jep dorëheqjen dhe sulmon kryeministrin Starmer: Ke humbur besimin

Kriza politike brenda Partia Laburiste po thellohet, pasi ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, duke deklaruar se ka humbur besimin te lidershipi i tij. Në një letër të publikuar në rrjetin social X, Streeting e lidhi largimin me krizën që sipas tij po kalon Partia Laburiste pas rezultateve të fundit zgjedhore.

“Rezultatet zgjedhore të javës së kaluar ishin të paprecedenta, si për përmasën e humbjes, ashtu edhe për pasojat e këtij dështimi. Për herë të parë në historinë e vendit tonë, nacionalistët janë në pushtet në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar. Progresistët e kuptojnë këtë kërcënim dhe përgjegjësinë tonë për ta përballuar, por po humbasin gjithnjë e më shumë besimin te aftësia e Partisë Laburiste për të përmbushur përgjegjësinë historike për të mposhtur racizmin dhe për t’u dhënë njerëzve shpresën se ditët më të mira të Britanisë janë ende përpara”, shkroi ai.

Ish-ministri britanik kritikoi ashpër edhe mënyrën si po drejtohet partia nga Starmer. ”Aty ku duhet të ketë vizion, ka boshllëk. Aty ku duhet të ketë drejtim, ka humbje orientimi. Tashmë është e qartë se nuk do të jesh ti ai që do ta udhëheqë Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, deklaroi Streeting në letrën drejtuar kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?