FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri norvegjez i Shëndetësisë: E kemi vënë nën kontroll pandeminë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Norvegjisë, Bent Höie ka njoftuar se vendi ka vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19.

Ministri Höie në një konferencë për media tha se në Norvegji para masave kundër COVID-19, një person infektonte 2,5 persona ndërsa pas masave të ashpra të ndërmarra muajin e kaluar shifra ka rënë në 0,7.

“Po të mos kishim marrë masa të ashpra do të përjetonim atë që ndodhi në vendet tjera evropiane”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të përditësuara statistikore, ai bëri të ditur se në vend nuk ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Ai shtoi se numri i pacientëve që ndodhen në spitale do të zvogëlohet në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Norvegji janë testuar 111.299 persona ndërsa prej atyre 5.755 janë diagnostikuar me koronavirus. Deri më tani 59 persona kanë humbur jetën në këtë vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?