Ministri polak i Mjedisit rezulton pozitiv me COVID-19
Bota E Martë, 17 Mars 2020 08:19
Ministri polak i Mjedisit, Michal Wos njoftoi sot se ishte testuar pozitiv për koronavirus. Wos vendosi të testohej pasi kishte takuar një punonjës të infektuar të Institutit Shtetëror të Pyjeve.
Ministri është vendosur nën karantinë dhe siguroi se ishte mirë. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller shkroi në “Twitter” se persona të cilët kishin pasur kontakte me Wos iu nënshtruan procedurave përkatëse.