Ministri rus i Mbrojtjes: Nuk ka paqe me NATO-n

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë gjatë një konference për sigurinë që po mbahet në Moskë se takimi i 20 prillit i Këshillit NATO-Rusi “nuk ka lënë vend për optimizëm”lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kremlinit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Shoigu i dha këto komente në Konferencën e Pestë të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, e cila është organizuar nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Shoigu tha se nuk ishte faji i tyre që bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me NATO-n dhe vendet e BE-së ka qenë “i ngrirë”, shkruan REL.

Swiss Digital Desktop Reklama

NATO unanimisht kishte shtyer bashkëpunimin praktik me Rusinë në prill të vitit 2014, si përgjigje ndaj intervenimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, dhe aneksimit të jashtëligjshëm të Krimesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi i 20 prillit i Këshillit NATO-Rusi ishte i pari i këtij lloji që nga prilli i vitit 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?