Ministri tregon dhomën e torturave në Beograd, grupi kriminal vriste ”të shënjestruarit” (FOTO)

Një vëmendje e marrë ka marrë nxjerra e disa fotove nga ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili ka konfirmuar se në lagjen Ripotek të Beogradit kanë gjetur një vend ku janë torturuar dhe vrarë njerëz. Në gondinë është gjetur një mulli mishi, që dyshohet është është përdorur nga klani Veljko Belivuk dhe Marko Miljkovic.

”Asnjë krim i klanit Belivuk-Miljkoviç nuk do të mbetet i pazgjidhur. Gjetëm një dhomë të fshehtë në shtëpinë e tmerreve në Ritopek, në të cilën, përveç armëve dhe eksplozivëve, kishte edhe një makinë industriale për bluarjen e mishit. Anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimit të Organizuar konfirmuan patjetër që kishte gjurmë të ADN-së së disa viktimave të këtij klani”,-tha ai.

Dyshohet se ky “grup vrasës” torturoi njerëz, i vrau dhe pasi i bluanin në makineri, mbetjet i hidhnin në tokën që rrethonte banesën në mënyrë që të mos mbetej asnjë shenjë e tyre. Organizata kriminale dyshohet të jetë përgjegjëse për të paktën tre vrasje, rrëmbime të shumta, trafik droge, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

SHKARKO APP