Ministrja e Jashtme belge në terapi intensive pas infektimit nga Covid
Ministrja e Jashtme e Belgjikës, 45-vjeçarja Sophie Wilmès, është shtruar në spital dhe ndodhet në terapi intensive, vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitive nga Covid 19.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që citojnë zëdhënësen e Wilmes, e cila megjithatë ka sqaruar se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Me 10.539 vdekje të regjistruara që në nisje të pandemise, Belgjika është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.
Ndërkohë niveli i pozitvitetit tek të gjithë personat e testuar ka arritur në 16,3% në nivel kombëtar, ndërkohë që Brukseli mban rekordin me 24,5%.