Miratohet drafti mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë dhe BE-së

BE dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për një projekt-marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme, duke i hapur rrugën marrëveshjes së Brexit që do të finalizohet këtë fundjavë.

“Deklarata politike ku përshkruhet se si do të funksionojë tregtia, siguria dhe çështjet e tjera është rënë dakord në parim,”-tha Këshilli Europian.

Londra dhe Brukseli tashmë kanë rënë dakord me kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 29 mars 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Theresa May do të japë një deklaratë për deputetët të enjten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha në Twitter: “Sapo dërgova në BE27 një draft Deklaratë Politike mbi Marrëdhëniet e Ardhshme midis BE dhe MB. Presidenti i Komisionit më ka njoftuar se është rënë dakord në nivelin e negociatorëve dhe është pajtuar në parim në nivel politik, në varësi të miratimit të udhëheqësve.”

Nëse marrëveshja e tërheqjes dhe deklarata politike nënshkruhen në takimin e BE të dielën, kryeministrja do të kthejë vëmendjen e saj në miratimin e marrëveshjes në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku shumica mendohet se nuk do të jetë në favor të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?