FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miratohet rezoluta, Senati i kërkon Trump-it të ndalojë luftën SHBA – Iran

Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga republikanët, ka miratuar një masë që i kërkon presidentit Donald Trump të ndalojë luftën në Iran ose të kërkojë miratimin e Kongresit përpara se të vazhdojë veprimet ushtarake.

Një numër i vogël senatorësh republikanë iu bashkuan demokratëve në votimin e së martës, i cili përfundoi me rezultatin 50-48. E njëjta masë ishte miratuar edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve më herët këtë muaj.

Megjithatë, rezoluta ka kryesisht karakter simbolik, pasi edhe pse është miratuar nga të dy dhomat e Kongresit, ajo nuk do t’i dërgohet Trumpit për shqyrtim dhe nuk ka fuqi ligjore detyruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi erdhi në një kohë kur republikanët në Kongres kanë shprehur skepticizëm ndaj planit të paqes që Trump ka rënë dakord me Iranin, ndërsa konflikti po i afrohet muajit të pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump e kritikoi rezolutën të martën në mbrëmje, duke e cilësuar atë si “të papërshtatshme në kohë dhe pa kuptim”.

“Pra, e kam Iranin në pozicion të vështirë, gati për t’u dorëzuar… dhe Senati i SHBA-së vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe pa kuptim për Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Këta senatorë sapo ma kanë bërë punën më të vështirë, por unë do ta realizoj gjithsesi, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse gjithmonë ia dal”, shtoi ai.

Ky votim shënon herën e parë që të dy dhomat e Kongresit miratojnë një rezolutë të përbashkët që i kërkon një presidenti të ndalojë një veprim ushtarak që nga miratimi i Rezolutës për Kompetencat e Luftës në vitin 1973.

Një rezolutë e tillë shpreh qëndrimin ose vullnetin e Kongresit, ndryshe nga format e tjera të legjislacionit që i dërgohen presidentit për t’u nënshkruar dhe për t’u bërë ligj. Në vitin 2019, Trump vuri veton ndaj një rezolute të përbashkët që kërkonte tërheqjen e forcave të armatosura amerikane nga luftimet në luftën civile të Jemenit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?