Misionari amerikan vritet me shigjeta nga fisi i egër i izoluar nga bota

Një burrë amerikan është vrarë në një ishull të largët nga gjahtarët e komunitetit Sentinelese, që besohet të jetë fisi i fundit para neolitit, i cili ka shmangur kontaktin me botën e jashtme për 60.000 vitet e fundit.

Misionari John Allen Chau, 27 vjeç, u dërgua në ishullin Sentinel të Indisë nga peshkatarët vendas më 16 nëntor, pas një përpjekjeje të dështuar vetëm dy ditë më herët. Ai udhëtoi vetëm për të zbarkuar në një kanoe.

Trupi i tij u zbulua nga peshkatarët i mbushur me shigjeta dhe gjysmë i varrosur në rërë të nesërmen, por ende nuk është tërhequr pasi fisi, që besohet të numërojë 50 deri në 150 persona, është agresiv ndaj të huajve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i shtatë peshkatarëve që e çuan atë në ishullin Sentinel të Veriut janë arrestuar të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?