Misteri i “pacientit 0” në Kinë, virusi u kap 7 ditë pasi…

Pandemia e Covid-19 u shfaq për herë të parë në Kinë dhe pikëpyetjet janë të shumta. Pse erdhi dhe si pushtoi botën ky virus, ende nuk ka një përgjigje të saktë. Por në media është publikuar një lajm i rëndësishëm që mund të hedh dritë në këtë errësirë që ka kapluar botën.

Personi i parë që u testua pozitiv, thuhet se është nga një treg ushqimor në Wuhan. Një grua që shiste karkaleca të gjalla, sipas një dokumenti të publikuar në median kineze. Duke menduar se ishte gripi sezonal, ajo shkoi në një klinikë të vogël dhe të mbushur me njerëz aty pranë për të kërkuar këshilla mjekësore por injeksionet që i sugjeroi mjeku, nuk e shëruan.

Gazeta nuk zbulon identitetin e plotë të Wei por sipas “The Wall Street Journal” ajo është 57-vjeç dhe emri i saj i plotë është Wei Guixian. “Jam ndjerë pak e lodhur por jo aq e lodhur sa vitet e kaluara. Çdo dimër, gjithmonë vuaj nga gripi. Kështu që unë mendova se ishte gripi”.

Më 16 dhjetor, ajo u drejtua në një nga spitalet më të mëdha të qytetit, Spitali Union Wuhan, për një kontroll të duhur. Atje një doktor e përshkroi sëmundjen e saj si “tepër të egër” dhe i tha që disa njerëz të tjerë nga Wuhan kishin ardhur tashmë me simptoma të ngjashme. Identiteti i të sëmurit të parë Covid-19, i njohur si “pacienti zero”, mbetet një mister në Kinë. Pandemia deri më tani ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz dhe ka infektuar mbi 486,000 në të gjithë botën.

SHKARKO APP