Mjekët italiane nuk e dinë nëse karantina po funksionon. Por nuk ka asnjë “Plan B”

Italia po hyn në javën e saj të katërt të krizës më të rëndë kombëtare pas Luftës së Dytë Botërore dhe ende nuk ka dritë në fund të tunelit.

Më shumë se 60 milion njerëz po jetojnë nën një bllokim gjithnjë e më të padurueshëm dhe në kufizime që po forcohen dita-ditës. Dyqanet që mbeten të hapura po mbyllen më herët dhe policia po patrullon në një numër gjithnjë e më të madh, duke ndalur familjet të dalin për shëtitje dhe duke u siguruar që askush të mos jetë jashtë pa një arsye të vlefshme.

Pavarësisht këtyre masave, numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet me një normë prej rreth 3.500 raste të reja ose më shumë çdo ditë, dhe numri i viktimave ka arritur në gati 3000 mijë.

Mjekët dhe infermierët janë duke u infektuar, për shkak të mungesës së mbrojtjes së duhur.

Shumë njerëz pyesin se si do të marrë fund kjo situatë, dhe nëse ia vlen kostoja ekonomike e bllokimit. Ka shenja inkurajuese që numri i rasteve të reja në veri të Italisë mund të jetë duke u zbritur, por ekspertët thonë se është shumë shpejt që të arrihet në përfundime.

Më shumë se 2,000 njerëz po mbahen në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë Italinë, vendi më i prekur nga Europa, sipas shifrave të fundit zyrtare. Shumica janë përqendruar në Lombardi, ku kriza shpërtheu në 23 shkurt, por shumë frikësohen se do të ketë zona të reja të nxehta më tej në jug, ku infrastruktura është tashmë më e dobët dhe ku më pak njerëz po respektojnë masat e bllokimit.

Dr. Giorgio Palù, ish presidenti i Shoqatës Europiane të Virologjisë dhe profesor i Universitetit të Padovës, i tha CNN-it se do të shpresonte të shihte shenjat e para të një ndryshimi pas një jave mbarëkombëtare.

“Kemi pritur ndryshime pas vendosjes së vendit në karantinë, por është akoma herët,” i tha ai CNN. “Kështu që unë nuk mendoj se mund të bëjmë një parashikim sot.”

Palù tha se duke parë numrin e rasteve të reja në rritje, duke e bërë të vështirë të kuptohet kur bllokimi do të fillojë të korrë përfitime të prekshme. “Virusi nuk ka kufi. As Italia,” shtoi ai.

Por ai beson se nuk ka asnjë alternative përvec karantinës, për aq kohë sa të gjithë bashkëpunojnë me të, dhe se të drejtat e qytetarëve nuk mund të tejkalojnë sigurinë.

“Bllokimi duhet të ishte më i gjerë dhe më i rreptë që në fillim”, thotë Palù, në vend se të përqendrohej tek 11 bashkësitë e vendosura fillimisht në zonën e kuqe, dhe tani duhet të jetë më i ashpër. “Ne duhet të kishim bërë më shumë teste diagnostikuese në Lombardi. Nuk ka kuptim të të shkosh në supermarket një herë në javë. Duhet të kishin izolim total”, tha ai.

Ai thotë se qeveria italiane ishte treguar dembele në fillim.

“Ka pasur një propozim për të izoluar njerëzit që vijnë nga Kina,” tha ai. “Por ky propozim i pa si racist. Kjo e bëri situatën shkatërruese.

SHKARKO APP