Mjekët në Kinë heqin maskat mbrojtëse pas mbylljes së spitalit të fundit të improvizuar në Wuhan

Një video e re tregon mjekët në Wuhan, Kinë, duke hequr maskat mbrojtëse të fytyrës dhe duke buzëqeshur ndërsa shpërthimi i koronavirusit është ngadalësuar madje ka një rënie të ndjeshme të rasteve.

Videoja ishte postuar në Twitter nga The Telegraph dhe tregon një numër të personalit mjekësor që qëndrojnë në hapa, duke hequr maskat dhe duke buzëqeshur.

Kjo video vjen vetëm disa ditë pasi agjensia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se dy spitalet e fundit të improvizuara  nga 16 në Wuhan u mbyllën për shkak të rënies së rasteve.

“49 pacientët u larguan nga spitali i përkohshëm Wuchang në orën 15:30 pasdite të martën”, shkruajti agjensia e lajmeve.

Sipas një raporti të 12 Marsit nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), provinca Hubei, ku ndodhet Wuhan, kishte vetëm 8 raste të reja në 24 orët e kaluara, krahasuar me një raport të 1 Marsit i cili tregoi 570 raste të konfirmuara në vetëm një ditë.

Sipas Xinhua, spitalet e përkohshme kanë ndihmuar të paktën 13,000 pacientë të shërohen nga koronavirusi. Në provincën Hubei, mbi 51,553 nga 67,786 raste të raportuara janë shëruar nga virusi, sipas të dhënave të siguruara nga Johns Hopkins. Në provincë, 3,062 njerëz kanë vdekur.

Aktualisht në Kinë kanë humbur jetën 3,189 persona dhe janë 80,824 të infektuar nga Covid-19.

YouTube player

SHKARKO APP