Mjekët në Nju Jork po u japin pacientëve me COVID-19 ilaç për urthin: Jemi duke u dhënë doza të larta, por…

Spitalet në Nju Jork po japin një ilaç që është për kurimin e urthit, pacientëve që janë infektuar me Covid-19, për të parë nëse ndihmon në luftimin e virusit.

CNN shkruan se rezultatet paraprake të provës klinike të famotidinës, përbërësi aktiv në Pepcid, mund të dalin në javët e ardhshme, tha Dr. Kevin Tracey, president i Institutit Feinstein për Kërkime Mjekësore në Northwell Health, i cili drejton 23 spitale në Nju Jork.

“Deri më tani, 187 pacientë janë regjistruar në provën klinike dhe Northwell përfundimisht shpreson të regjistrojnë 1200 prova”, tha ai.

“Ka shumë shembuj në historinë e mjekësisë, kur një ilaç që ishte krijuar për një qëllim, rezulton të ketë efekt në një sëmundje tjetër”, tha Tracey.

Ai tha nëse famotidina funksionon do të ishte e lehtë për ta përdorur atë në një shkallë më të gjerë, ndërsa theksoi se edhe mund të mos funksionojë.

“Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë përfitim, por ne duhet ta bëjmë këtë provë klinike”, tha Tracey.

Ai gjithashtu theksoi se pacientët në studim janë në spital duke marrë doza nëntë herë më shumë nga sa mund të merrte dikush, normalisht për urth.

SHKARKO APP