Mjerimi i Skocisë së dikurshme përmes fotove bardhë e zi (FOTO)
Teksa shohim fasadat, zhvillimin dhe shkallën e lartë të mirëqënies të shteteve të ndryshme në botë, shumë pak prej nesh mund ta paramendojë sesi kanë qenë ato vite më parë. Skocia është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe si pjesë është një shtet i pasur dhe i mirëstruktuar.
Por a keni menduar sesi ishte Skocia 5 dekada më parë? Larg, shumë larg shtetit që shohim sot.
Portrete të zymta të varfërisë tipike të kohës së Charles Dickens, është ajo çfarë tregojnë këto foto badhë e zi dhe ajo çfarë ishte Skocia e 50 viteve më parë.
Fotot e realizuara 50 vite më parë tregojnë jetësen në lagje të ndryshme të Skocisë, me ujë të pisët dhe pa energji elektrike, ku ende nuk kishte asnjë dallim mes lagjeve të pasura apo të varfëra. Fotot dëshmojnë për një varfëri që është e vështirë për t’u kuptuar nëse shohim Skocinë e sotme moderne. Lagështira dhe minjtë janë vetëm disa nga detajet që plotësojnë këtë panoramë të ndërtesave të rrënuara.
Në një botë ku mikrovala, televizorët dhe madje edhe lidhjet e shpejta të Ëi-Fi konsiderohen nevojat themelore shtëpiake, është e vështirë të besojmë se këto imazhe të lagjeve skoceze janë të vjetra plot 50 vjet. Më poshtë, ju sjellim disa prej fotove të shprepura në ato vite, të cilat demostrojnë realitetin e dikurshëm.
“Liria për të bërë gjithçka publike” dhe “Jeta ia vlen të jetohet” janë dy nga mesazhet që përcjellin këto imazhe të kthjellëta nga Nick Hedges. Fotot janë vendosur në një ekspozitë të lirë dhe të hapur në Edinburg. Fotografi ka kufizuar përdorimin e tyre për të mbrojtur nënshtetasit e tij.
1. Një jetë në dëshpërim. Kjo do të ishte diçitura e duhur e kësaj fotoje. Fotoja është shprepur në një lagje të varfër të Glasgout në vitet 60-70, e cila tregon një baba dhe fëmijët e tij të heshtur prej varfërisë.
2. Duket si një formë dënimi. Një nënë mban karrocën me fëmijën e saj, teksa futet në banesë. Pamjet rrethuese tregojnë mjerimin total të qytetit.
3. Mbipopullim, një dyshek në dysheme dhe një dhomë e tejmbushur. Kjo foto tregon një nënë që jeton me fëmijët e saj në një dhomë në Maryhill.
4. “Liria për të bërë gjithçka publike” dhe “Jeta ia vlen të jetohet”, janë dy nga mesazhet që përcjellin këto imazhe të kthjellëta nga Nick Hedges. Fotot janë vendosur në një ekspozitë të lirë dhe të hapur në Edinburg. Fotografi ka kufizuar përdorimin e tyre për të mbrojtur nënshtetasit e tij.
5. Varfëria. Dy fëmijët në foto janë duke luajtur në një rrugë në Edinburg në vitin 1972. Në banesat e disa prej familjeve, lagjet e varfëra ishin të rrethuara nga lagështia dhe parazitë. Po ashtu nuk kishte energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.
6. Kjo foto tregon një djalë të vogël që shpërndan gazetat në lagje.
7. Një djalë i ri qëndron jashtë banesës së tij, teksa ujërat vërshojnë në frontin e shtëpisë ku ai jeton. Përmes fotos, kupton edhe gjendjen e mjerueshme të lagjes.
8. Fëmijët luajnë në hijen e ndërtimit Govan në vitin 1970. Kjo ishte e vetmja alternativë e kohës.
9. Të kërkosh të arratisesh nga realiteti. Ky është mesazhi që kërkon të përcjellë kjo foto, e cila tregon një vajzë teksa vendos grimin në fytyrën e saj. Paradoksi qëndron në gjendjen e mjerueshme rreth saj.
10. Në këtë foto tregohet një djalë i mbetur vetëm dhe jashtë shtëpisë, në pritje që dikush ti hapë derën.
Marrë nga “Daily Mail”
Përgatiti: Sidorela Lepri