Modeli i ri AI që mund të diagnostikojë 19 lloje kanceri
Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit kanë zhvilluar një model të gjithanshëm Al, të ngjashëm me ChatGPT, që mund të diagnostikojë lloje të ndryshme të kancerit.
Sistemi i ri Al, shkon një hap përtej shumë qasjeve aktuale Al për diagnostikimin e kancerit, thanë studiuesit.
Sistemet aktuale Al zakonisht janë të trajnuar për të kryer detyra specifike – të tilla si zbulimi i pranisë së kancerit ose parashikimi i profilit gjenetik të një tumori – dhe ato priren të funksionojnë vetëm në një pjesë të vogël të llojeve të kancerit.
Ndërsa modeli i ri mund të kryejë një gamë të gjerë detyrash dhe u testua në 19 lloje kanceri, thanë studiuesit.