Mogherini, vizitë zyrtare në Rumani
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini si dhe njëkohësisht përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, do të vizitojë Rumaninë, më 7 tetor. “Mogherini kërkon të ketë një takim me Senatin dhe Dhomën e Deputetëve, Komisionet e Përbashkëta parlamentare lidhur me çështjet evropiane si dhe me politikën e jashtme”, thuhet në komunikatën e rastit të kryetares së Komitetit të Senatit për Çështjet Evropiane, Anca Boagiu.
KOHA JONË SONDAZH

