FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini thotë se BE’ja përkrah marrëveshjen me Iranin

Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini thotë se blloku do të qëndrojë përkrah marrëveshjes për armët bërthamore të Iranit, duke ngritur shqetësime për një konflikt të mundshëm me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është kundër kësaj marrëveshjeje.

Mogherini ka insistuar se kjo marrëveshje përmbush nevojat e sigurisë të Evropës dhe se është “provë se diplomacia funksionon”.

Në të njëjtën kohë, gjatë një takimit të ministrave të BE’së, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Borsi Johnson ka thënë se marrëveshja bërthamore duhet të mirëmbahet, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka kritikuar marrëveshjen me Iranin duke e cilësuar si “njëra nga marrëveshjet më të këqija të arritura ndonjëherë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja, e nënshkruar më 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ka për qëllim që të vë kufizime në programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike./Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?