Momenti i sikletshëm, zv.ministri me koronavirus në konferencë. Edhe një deputet rezulton pozitiv (Video)
Një ditë para se ai të pranonte se doli pozitiv ndaj testit për koronavirusin, Iraj Harirchi filloi të djersitej gjatë një konference për shtyp të hënën.
Bëhet fjalë për zëvendësministrin e Shëndetësisë së Iranit për të cilin orët e fundit është publikuar kjo video që tregon se si ai fshin djersët gjatë konferencës dhe duket në gjendje jo të mirë.
Zëvendësministri dhe një deputet kanë testuar pozitiv ndaj testit për koronavirusin, kur vendi po përpiqet të përmbajë të frenuar shpërthimin e virusit që ka vrarë 15 persona deri tani. Irani është një nga tre pikat e nxehta jashtë Kinës që ka shkaktuar shqetësimin se virusi mund të kthehet në pandemi.