Momenti kur rrufeja godet avionin e pasagjerëve në Panama

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Panama City, ku një një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa përgatitej për të aterruar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.

Dhe pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit, ndërsa pilotët “lundrojnë” përmes një stuhie të vështirë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, pilotët janë kujdesur për zbritjen e pasagjerëve të frikësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, mediat raportojnë se nga goditja avioni nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë personi që ka filmuar momentin e pazakontë ka theksuar se goditje të tilla ndodhin shpesh por kjo është  e veçantë pasi është filmuar nga kamerat.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?