Monarku i Jordanisë: Jemi para një lufte tjetër botërore

 

Sulmet në Paris, kriza e refugjatëve, zhvillimet e fundit, sidomos tragjedia e vrasjeve nga ISIS, tregojnë se jo vetëm luftë por janë disa nga elementët që Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein i ka quajtur si faktorë kyç, si ndikues për një luftë të tretë botërore. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur në një konferencë për media gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga pas lufta. Në këtë konferencë ka qenë pjesë dhe kryetarja e Shtetit, Presidentja Jahjaga.

“Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Shteti për Kosovën”.

Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa ka komentuar sulmet e Parisit, që i ka quajtur shpërfaqje të tmerrit të terrorizmit, njofton Klan Kosova.

“Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë. Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë. I thashë presidentes Jahjaga se ne jemi pak para Luftës së Tretë Botërore”-është shprehur Monarku nga Jordania gjatë vizitës në Kosovë.

 

R.Shtylla

SHKARKO APP