Monika Lewinsky thirrje amerikanëve: Unë e hodha votën për Harris
Monica Lewinsky, ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë zbuloi se votoi për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Në një postim në X, Lewinsky nxiti njerëzit të votonin, duke vënë në dukje se ajo kishte votuar për Harris dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, kandidatin e përzgjedhur për zëvendëspresident. ”Ju lutem votoni! Mundësisht siç bëra unë, për Harris/Walz”, shkruan ajo. Lewinsky u bë e famshme pasi pati një lidhje me ish-presidentin demokrat Bill Clinton. Pavarësisht përpjekjeve për të emërtuar veten si avokate e shëndetit mendor, emri i Lewinskyt mbetet përgjithmonë i lidhur me një nga skandalet më famëkeqe në historinë moderne amerikane.