Morën me forcë shtetin, por pushteti përçan talebanët
Edhe pse e morën Afganistanin me dhunë dhe bënë që mijëra afganë të lënë atdheun, mes zyrtarëve të lartë talebanë ka një përplasje të madhe për përbërjen e qeverisë së re.
Debati sipas medieve të huaja, është midis bashkëthemeluesit të grupit Mullah Abdul Ghani Baradar dhe një anëtari të kabinetit raportohet të ketë ndodhur në pallatin presidencial. Debati shpërtheu pasi zv.kryeministri Baradar, ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë.
Talebanët morën kontrollin mbi Afganistanin muajin e kaluar dhe që atëherë e kanë shpallur vendin një “Emirat Islamik”. Kabineti i tyre i përkohshëm përbëhet nga figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.