“Mos qëlloni” videoja e vrasjes në Karolinën e Veriut – Video
Publikohet videoja e momentit kur policia e Karolinës së Veriut qëllon për vdekjen njeriun me ngjyrë, ngjarje e cila shkaktoi dhe trazirat atje.
Videoja është filmuar nga bashkëshortja e Keith Scott dëgjohet duke bërtitur “Mos e qëlloni”
Në pamje, Rakeyia Scott i thotë bashkëshortit të dalë nga makina pasi policia e kishte rrethuar. Klipi nuk tregon momentin konkret të të shtënave as nuk duket qartë nëse Scott ka qenë i armatosur ashtu siç pretendon policia.
Të premten në mbrëmje ka pasur sërish protesta por këtë herë më të pakët në numër
Ata thërrisnin “Nëse nuk ka drejtësi nuk ka paqe”.
Cfare ndodhi?
Protestat u nxitën nga vrasja e Keith Scott nga një oficer i policisë, teksa këta të fundit kërkonin një tjetër të dyshuar. Afro-amerikani u qëllua për vdekje pasi policia raportoi se ai mbante në dorë një armë të cilën ai refuzoi ta lëshonte. Por familjarë të Scott thonë se ai po mbante një libër dhe jo armë, e për më tepër shtuan se ai ishte i gjymtuar.
Vrasja e Scott është një ndër rastet më të fundit të dhunës policore mbi komunitetin afro-amerikan në SHBA.
Një oficere e policisë është akuzuar për vrasje pa paramendim të gradës së parë pasi qëlloi për vdekje një person me ngjyrë në Tulsa, Oklahoma, makina e të cilit kishte bllokuar rrugën për shkak të një defekti.
Qeveria e Karolinës së Veriut ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në Charlotte.
KOHA JONË SONDAZH

