Moska: Grushti i shtetit në Turqi, rritet kërcënimi për stabilitetin ndërkombëtar

Përpjekja për grusht shteti në Turqi rrit kërcënimin për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

“Moska është shumë e shqetësuar duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në Turqi”, bëri të ditur Ministria në një deklaratë.

“Ky përshkallëzim i papritur i situatës politike, në sfondin e kërcënimeve terroriste që janë tashmë të pranishme në këtë shtet dhe të konfliktit të armatosur në këtë rajon ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e rreziqeve për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, njoftoi gjithashtu ky dikaster.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?