Moska: SHBA bllokojë udhëtimet për diplomatët rusë

Ministria e jashtme ruse i ka tërhqur vërejtjen Uashingtonit për të mos imponuar rregulla të reja në lëvizjen e diplomatëve rusë në Shtetet e Bashkuara, duke u kërcënuar se Rusia mund të ndërmarrë kufizime të ngjashme.

Këto komente të zëdhënëses së Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u bënë sot në Moskë, pas informacionit se një legjislacion i paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara, do të impononte kërkesa monitoruese të periudhës së Luftës së Ftohtë ndaj Ambasadës së Rusisë dhe punonjësve konsullorë rusë në Shtetet e Bashkuara.

Ky legjislacion, për të cilin së pari është raportuar në BuzzFeedNews, parasheh udhëtim të kufizuar në 80 kilometra nga vendi i tyre i punës, gjatë një periudhe prej tre muajve, derisa agjencia FBI të mos paraqet certifikatë me shkrim se të gjithë diplomatët rusë i kanë plotësuar kërkesat ekzistuese brenda një periudhe paraprake tremujore.

Swiss Digital Desktop Reklama

BuzzFeedNews, duke e cituar një burimk të paemëruar të inteligjencëës amerikane, tha se diplomatët rusë po i respektonin rregullat ekzistuese, duke e njoftuar shpeshherë Departamentin e shtetit për udhëtime brenda 80 kilometrave të premten vonë, por kjo po e vështirësonte afëtsinë e njësive të kundërinteligjencës së FBI-së për t’i monitoruar lëvizjet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse Uashingtoni me të vërtetë vendos për shkeljen e marrëveshjeve ekzistuese, ne kuptohet, do të përgjigjemi njejtë dhe do të imponojmë kufizime të ngjashme ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi”, tha Maria Zakharova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?