Moska, thirrje tifozëve rusë: Mos iu përgjigjni provokimeve!

Kremlini dënoi sot dhunën e cilësuar absolutisht të papranueshme të kryer disa ditë më parë nga një kontigjent huliganësh, kryesisht rusë, në Marsejë në përfundim të ndjeshjes së futbollit Rusi-Angli në Kampionatin Euro 2016, duke u bërë thirrje tifozëve rusë të mos u përgjigjen provokimeve.

“Ne kemi për detyrë t’i bëjmë thirrje kampit tonë të tifozëve të mos u përgjigjen provokimeve, nga cilado anë qofshin ato”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Duke shtuar se konfrontimet fizike mes tifozerisë ruse dhe asaj angleze janë absolutisht të papranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?