Mosmarrëveshja për Groenlandën, Trump, tarifa doganore ndëshkuese ndaj tetë vendesh evropiane

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën.Fotografi: Tom Little/REUTERS

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të vendosë tarifa doganore prej dhjetë përqind për vendet evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për aneksimin e Groenlandësnga SHBA-ja. Sipas Trumpit vendet që do të preken janë: Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda.

Trumpi kritikoi ashpër dërgimin e trupave nga disa vende të NATO-s në Groenlandë. Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanë dërguar në Groenlandë trupa për qëllime të panjohura, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Kjo është një “situatë shumë e rrezikshme” për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit.

Sipas njoftimit të Trumpit në platformën e tij Truth Social tarifat doganore do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Ai deklaroi se më 1 qershor ato do të rriten nga dhjetë në 25 përqind, nëse nuk arrihet një marrëveshje që SHBA-ja ta blejë ishullin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trumpi kërkon “blerjen e plotë të Groenlandës”
“Kjo tarifë doganore do të jetë në fuqi derisa të jetë përfunduar kontrata për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”, thuhet më tej në deklaratën e Trumpit. E paqartë mbetet se si Trumpi synon t’i justifikojë ligjërishttarifat e shpallura tani. Ai mund të përdorë përsëri të drejtën për raste emergjence ekonomike. Megjithatë vendimet e tij të justifikuara me emeregjencë ekonomike janë objekt ankimi para Gjykatës Supreme të SHBA-së. Për më tepër Trumpi ka përmendur si justifikim për kërkesat e tij për aneksimin e Groenlandës kryesisht arsye politike të sigurisë, dhe jo ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan përsëriti sërish pretendimin e tij se SHBA-ja duhet ta zotërojë Groenlandën për të garantuar sigurinë e Arktikut. Ai deklaroi se përndryshe Rusia ose Kina mund ta marrin ishullin. Sidoqoftë sipas tij Shtetet e Bashkuara janë tani të hapura për negociata me Danimarkën dhe vende të tjera.

DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?