Motër dhe vëlla humbin jetën nga Covid-19 një javë larg nga njëri-tjetri

Adelita Cruz Trevino, 39 vjeç dhe Nicolas Trevino , 35 vjeç, kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm një javë larg nga njëri-tjetri.

Ata nuk ishin vetëm motër e vëlla por edhe shokë të ngushtë.

Të dy rezultuan pozitiv nga koronavirus në 6 Nëntor, pas një udhëtimi në Kaliforni për të marrë pjesë në funeralin e xhaxhait, tha vëllai i tyre Daniel Trevino per CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adelita ndërroi jetë më 29 Nëntor në spitalin Ascension Borgess, ndërsa vëllai i saj vdiq një javë më vonë në spitalin Spectrum Health.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk e uroj këtë për askënd,” tha Trevino.

“Motra ime ishte 39 vjeç dhe vëllai im 35. Shumë të rinj. Ata kishin akoma për të jetuar, por fatkeqësisht  jeta e tyre u ndërpre nga virusi.”

Adelita kishte të gjitha simptomat e virusit, nga ethet deri te dhimbjet e kockave, sipas motrës tjetër Jesusa Vela. Ajo u shtrua në spital ditën që rezultoi pozitive dhe nuk u largua më.

Ndërsa vëllai Nicolas u karantinua në shtëpi, por u rikthye në spital një javë më vonë kur gjendja e tij u keqësua, tha Vela për CNN.

Ata ishin gjithmonë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe bënin shumë gjëra së bashku,” shtoi ajo.

Në pamundësi për të vizituar familjarët e tyre në spital, familja foli me ta përmes videove duke u lutur mbi shëndetin e tyre.

Një llogari ne Go Fund Me është hapur për të mbledhur fonde për shpenzimet e varrimit të tyre dhe për të ndihmuar fëmijët, të cilët akoma nuk e pranojnë vdekjen e prindërve të tyre.

Familja ka falenderuar komunitetin e Kishës për mbështetjen në një kohë të vështirë dhe shpresojnë që historia e tyre të shërbejë si një paralajmërim për familjet që po planifikojnë të mblidhen për sezonin e festave.

Maska është  e përkohshme,” tha Trevino . “Kur humb dikë, ai nuk do të kthehet më .”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?