Moti i keq në SHBA, anulohen 9000 fluturime, qindra rrugë të bllokuara

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë disa shtete në SHBA-së dhe Kanadasë, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizimin me energji, sipas BBC.

Dhjetëra banesa raportohet se janë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona. Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime.

Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm. Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme në krahasim me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Ëyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?