Motrat shqiptare makina, dollarë, drogë dhe burg

Tre të pandehurit – duke përfshirë një nga dy motrat që jetojnë në Rocky River – kanë treguar se do të pranojë fajësinë për akuzat federale që lidhen me trafikimin e sasive të mëdha të drogës në zonën e Cleveland në SHBA. Procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa janë arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar.

Bëhet fjalë për shqiptarët Leka Konini, motrat Denisa dhe Jonida Aliçka, si dhe i dashuri i njërës prej tyre, Rinald Turhan. Avokati mbrojtës i Koninit tha se klienti i tij është i përgatitur për të pranuar përgjegjësinë.

Motrat, 28 dhe 26 vjeçe, akuzohen për trafikun e 20 kg MDMA dhe marijuane të pastër nga Kanadaja në drejtim të Cleveland. Sipas hetimeve, Turhan ishte kryesor në trafik, ndërsa shqiptari Konini ishte krahu i djathtë i tij. Trafiku bëhej nëpërmjet kamionëve të kompanisë së shtetasit amerikan. Një pjesë e drogës ruhej në banesën e Denisa Aliçkës, e dashura e shtetasit Turhan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motra e saj, Jonida punonte si oficere rezervë në Departamentin e Policisë në Linndale, ndërsa ndiqte studimet për kriminalistikë në Universitetin Shtetëror të Cleveland.  Ajo u shkarkua nga detyra. Ajo pritet të dalë përpara gjyqit më 28 korrik, teksa akuzohet se ka trafikuar një sasi prej rreth 20 kg marijuanë të pastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motrat bënin një jetë luksoze, duke kryer edhe kirurgji plastike, makina luksoze dhe udhëtime në Miami. Fitimet mesatare nga shitja e drogës janë të paktën 20 000 dollarë. Një pjesë e klientëve i përkisnin shtresës së lartë. Motrat udhëtonin vazhdimisht në Nju Jork apo në Michigan.

Sipas dosjes hetimore, i dashuri i shqiptares kërcënonte klientët nëse nuk paguanin drogën. Në një rast, Turhan goditi me grushte një person, duke i shkaktuar plagë në fytyrë për shkak se nuk kishte kryer pagesën.

Gjyqi ndaj Jodia Aliçkas do të zhvillohet më 28 korrik, ndërsa ndaj Denisës dhe Turhanit po zhvillohet gjykim i shkurtuar, për të cilën do të përfitojnë edhe ulje dënimi.

20441430-mmmain

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?