Mund të nis një luftë Iran-Izrael? SHBA dërgon nëndetësen me raketa dhe aeroplanmbajtësen

Shtetet e Bashkuara dërgojnë një nëndetëse me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, teksa tensionet në rajon vijojnë të rriten. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjithastu se një aeroplanmbajtëse që ishte nisur drejt zonës do të mbërrinte atje më shpejt. Lëvizjet vijnë mes frikës për një zgjerim të rrezikshëm të konfiktit rajonal, pas vrasjes së liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut nga Izraeli.

Ato sinjalizojnë vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur aleatin e vet, Izraelin, nga çdo sulm i Iranit, me Austin që e bëri të qartë se SHBA do të ndërmerrte çdo hap të mundshëm: “Sekretari Austin ritheksoi angazhimin e SHBA për të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të mbrojtur Izraelin dhe njoftoi fuqizimin e pranisë ushtarake dhe aftësive amerikane në Lindjen e Mesme përballë rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve”.

Sekretari i Mbrojtjes ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln e cila mban avionë lufte F-35C të përshpejtojë udhëtimin për atje. Irani po vëzhgohet nga afër për çdo sinjal të mundshëm se si mund t’i përgjigjet vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, më 31 korrik.

SHKARKO APP