Musk sulmon Zelensky-in: Zgjodhi luftën në vend të paqes, i pashpirt dhe çnjerëzor
Miliarderi amerikan, Elon Musk ndoqi linjën e zyrtarëve të administratës Trump që sulmuan Volodymyr Zelenskyn për qëndrimin e tij gjatë takimit kokë më kokë me presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan të premten, në një postim në X.
Duke ripostuar atë që ai kishte thënë dy vite më parë, miliarderi amerikan akuzoi Zelenskyn për një qëndrim “të pashpirt” dhe “çnjerëzor”.
“Dy vjet më parë thashë se Ukraina ose duhet të kërkojë paqe ose të pësojë humbje të konsiderueshme jetësh pa asnjë përfitim. Kjo e fundit ishte zgjedhja e Zelenskyt.
Tani ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është e pashpirt dhe çnjerëzore”, shkroi Musk në postimin e tij në X.
KOHA JONË SONDAZH

