Mutacioni i Covid-19, OBSH: Vaksina Pfizer efektive edhe për të

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se variant i ri i Covid-19 i shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar është përhapur në 22 vende të Europës. Ky mutacion i quajtur B117 është më i transmetueshëm dhe shfaq një kërcënim më të madh, sidomos në një moment kur Evropa ka filluar vaksinimin masiv të popullsisë.

OBSH-ja ka paralajmëruar se nëse vendet nuk mobilizohen që të punojnë më fort në luftën kundër coronavirusit, atëherë “do të ketë ndikim në sistemet tashmë të lodhura të shëndetësisë”.

Pfizer dhe BionTech kanë bërë me dije se vaksina e tyre është efektive edhe sa i përket mutacioneve të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Në Afrikën Jugore. Sipas studiuesve dhe ekspertëve të kompanisë amerikane, medikamenti anticovid që kanë prodhuar mund të neutralizojë Covid-19 ashtu edhe mutacionin e tij.

SHKARKO APP