Myftiu irakian refuzon me urrejtje Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, hapet debati i madh për ta shkarkuar nga detyra

Gjatë lutjes të së premtes të fundit të vitit 2018, në Sumaidaie, myftiu irakian e quajti “të papranueshme” për myslimanët, kremtimin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.

Patriarku kaldeas Sako e dënoi këtë “retorikë plot me urrejtje”, që mbjell përçarje. Në mesazhin e Vitit të Ri, i nxiti besimtarët e të dyja palëve t’i pranojnë elementet e përbashkëta, shkruan Radio Vatikani.

“Të krishterë e myslimanë irakianë iu kundërvunë këto ditë Myftiut të madh! Sepse mbjell urrejtje e përçarje”. Kjo qe përgjigjja që i dhanë besimtarët myftiut të madh islamik Abdul-Mehdi al-Sumaidaie, i cili pohoi, këto ditë, se “është e papranueshme që myslimanët t’i kremtojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, sepse festa të krishtera”. Madje shtoi edhe: “Kush merr pjesë në këto festa, domethënë se beson në doktrinën e krishterë”. Pra, ka dalë feje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët tij ishin vizion integral i islamit, frymëzuar nga Salafizmi, prandaj shkaktuan polemika të mëdha, që përfunduan me kërkesën e myslimanëve për ta shkarkuar myftinë nga detyra, sepse nxit përçarje në shoqëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pari, që e theksoi këtë, ishte Patriarku kaldeas, kardinali Louis Raphael Sako, i cili kujtoi se “një njeri i fesë, i çfarëdo feje, duhet të favorizojë vëllazërimin, tolerancën, dashurinë, jo përçarjen e revoltat”, që nuk përkojnë me asnjë fe”. E, aq më keq, kur pas fjalëve, fshihet prirja për t’i dëbuar të krishterët nga tokat e tyre. Patriarku Sako e kujtoi këtë ngjarje edhe në mesazhin për fillimin e vitit, dërguar Agjencisë AsiaNews.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?