Nafta i rikthehet humbjeve – Në fokus të investitorëve, Samiti i G20 dhe takimi i OPEC

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie në sesionin e fundit të kësaj jave, pavarësisht pritshmërive se OPEC dhe Rusia do të vendosin të ulin prodhimin javën e ardhshme, për të balancuar rezervat dhe për rrjedhojë çmimet. Të dy bençmarkët ndërkombëtarë pritet të publokojnë humbjet më të mëdha mujore, në dhjetë vitet e fundit, duke rënë me rreth 28%. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 51.4 dollarë për fuçi.

Rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Arabinë Saudite dhe në shumë vende të tjera të OPEC, ka ndihmuar në rritjen e rezervave globale dhe ka krijuar mbifurnizim në disa tregje. Në anën tjetër, edhe ngadalësimi i kërkesës, sidomos në vendet në zhvillim, po shton presionin mbi çmimet. Investitorët po presin takimin e OPEC, Rusisë dhe aleatëve të tjerë, që zhvillohet në 6 dhe 7 dhjetor në Vjenë, ku do të diskutohet strategjia e ardhshme e çmimeve.

Por, përpara këtij takimi, tre prodhuesit më të mëdhenj në botë, SHBA, Rusia dhe Arabia Saudite do të zhvillojnë bisedime paraprake në samitin e G20-ës. Referuar të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, prodhimi në SHBA u rrit në 11.7 milionë fuçi në ditë, gjatë javës së kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?