Nafta, në rënie të lehtë – Rezervat në SHBA rriten me 3.5 milionë fuçi

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të OPEC, që zhvillohet në datën 6 dhjetor. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, Rusia dhe aleatët e tjerë do të mblidhen në Vjenë javën e ardhshme për të diskutuar një ulje të mundshme të prodhimit, deri në 1.4 milionë fuçi naftë në ditë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 51.5 dollarë për fuçi.

Që nga fillimi i tetorit, kur tregtohej në nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit, nafta Brent ka rënë me rreth 30%, për shkak të shqetësimeve se furnizimi do të tejkalojë kërkesën në vitin 2019. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e G20, që zhvillohet këtë fundjavë në Argjentinë, ku në fokus të diskutimeve do të jetë lufta tregtare SHBA-Kinë.

Ndërkohë, referuar të dhënave në SHBA rezervat e naftës u rritën për të dhjetën javë me radhë. Instituti Amerikan i Naftës, që është një grup industrial, deklaroi se rezervat u rritën me 3.5 milionë fuçi naftë në ditë, një shifër më e lartë se parashikimet e analistëve. Investitorët po presin të dhënat zyrtare të qeverisë, që publikohet më vonë, gjatë sesionit të sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?