NASA publikon hartën e natës së Tokës, shikoni si duket

Nga Nasa vjen harta e re e natës e Tokës, e realizuar falë satelitit Suomi Npp, agjencia hapësinore amerikane dhe agjencia për atmosferën dhe oqeanet.

Bëhet fjalë për një pamje të përbërë nga dritat e natës në Tokë, që na jep atë që deri tani është pamja më e qartë e jetës njerëzore në planet. Harta e re, interaktive në faqen e NASA, përditëson atë të publikuar në vitin 2012, një vit pas lëshimit të satelitit, në kuadër të programit National Polar-orbitin Partnership.

1492158033_3

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamja e ndërtuar është quajtur “Black marble” në homazh të fotos “Blue marble”, e shkrepur nga astronautët e Apollo 17 teksa ishin në rrugën e tyre drejt hënës. Shkencëtarët e NASA po punojnë prej vitesh me qëllim plotësimin e pamjeve të Tokës gjatë natës gjithnjë e më të qarta e të kuruara për ta bërë të disponueshme pothuajse në kohë reale nga komuniteti. Harta e publikuar tregon të gjitha zonat e banuara në planet në 2016 falë ndriçimit të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?