Natë trazirash në Francë, sulmohet shtëpia e kryebashkiakut

Placeholder Image

Natë trazirash u shënua në Francë, me përleshje të ashpra mes policisë dhe manifestuesve në disa qytete.

Të paktën 719 vetë u vunë në pranga, teksa në L’Haÿ-les-Roses, protestuesit përplasën një automjet pas shtëpisë së kryebashkiakut duke plagosur gruan e tij. Kryebashkiaku Vincent Jeanbrun e cilësoi këtë një përpjekje frikacake për vrasje.

E megjithatë autoritetet shpresojnë se kjo mund të jetë arritur pika e kthesës, kur protestuesit e kanë humbur energjinë falë operacionit të sigurisë dhe pritshmërisë jo popullore të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemërimi shpërtheu pas vrasjes së një 17-vjecari nga policia në Nanterre, ku jeton një popullsi me etni të përzier.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?