NATO dhe Rusia po përgatiten për luftë?!

Intensiteti në rritje i ushtrimeve ushtarake të kryera nga Rusia dhe NATO-­ja, po rrit gjasat e një konflikti të armatosur në Evropë, ka paralajmëruar Instituti Rrjeti i Lidershipit Evropian, me seli në Londër. Drejtori i Institutit, Ian Kearns, ka thënë se lojërat paralajmëruese “po i kontribuojnë klimës së mosbesimit”.

Kearns është bashkautor i studimit, i cili ka analizuar në detaje stërvitjet ushtarake të mbajtura këtë vit nga Rusia dhe NATO­ja, të cilat janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë. Ai ka thënë se, ka shenja se “Rusia është duke u përgatitur për konflikt me NATO­n dhe se NATO­ja është duke u përgatitur për konfrontim të mundshëm me Rusinë”, raporton REL.

Ushtrimet “mund të ushqejnë pasigurinë” dhe të rrisin “rrezikun e përplasjeve ushtarake”, thuhet në studim. Po sipas tij, NATO planifikon rreth 270 ushtrime këtë vit, ndërsa Rusia ka njoftuar për 4,000 stërvitje në të gjitha nivelet. NATO­ja ka kritikuar raportin duke thënë se ai “gabimisht i vë ushtrimet e Rusisë dhe të NATO­s në të njëjtin nivel”. 

 

SHKARKO APP