Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

NATO dhe SHBA në alarm/ 120,000 trupa ruse në kufirin me Ukrainën

Bota E martë, 20 Prill 2021 16:32
NATO dhe SHBA në alarm/ 120,000 trupa ruse në kufirin me Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Ukrainën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri bëri thirrje për sanksione të reja ekonomike perëndimore ndaj Moskës.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 6 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 8 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 9 orësh

Kievi, Uashingtoni dhe NATO-ja janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zyrtarët perëndimorë thonë se përqendrimi i forcave tani është më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë.

“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Brenda rreth një jave, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120,000 trupash,” tha zoti Kuleba në një konferencë shtypi në internet.

“Kjo nuk do të thotë që ata do ta ndalin grumbullimin e forcave në këto shifra,” tha ministri i jashtëm, duke paralajmëruar për atë që ai e quajti paparashikueshmëri e Moskës, edhe pse, siç u shpreh ai, Ukraina nuk dëshiron konflikt me Rusinë.

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se Rusia ka përqendruar më shumë se 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën dhe në Krime.

Rusia ka thënë se grumbullimi i forcave është një stërvitje e shpejtë ushtarake tre javore për të provuar gatishmërinë luftarake në përgjigje të asaj që ajo e quan sjellje kërcënuese të NATO-s. Ajo ka thënë se manovrat ushtarake do të përfundojnë brenda dy javësh.

Ministri i jashtëm ukrainas ndoqi një konferencë me video me ministrat e jashtëm të BE dhe tha se “u bëri thirrje hapur kolegëve të fillojnë të shqyrtojnë një raund të ri sanksionesh ndaj sektorëve të ndryshëm ekonomikë të Rusisë”.

Ai shtoi se nuk e ndjente që ministrat e BE-së të ishin të gatshëm për një veprim të tillë, por u tha atyre se sanksionet individuale ndaj zyrtarëve rusë janë të pamjaftueshme. /VOA

Etiketat e lidhura

natoshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.