FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO gati për mision në Ngushticën e Hormuzit? Komandanti më i lartë ushtarak i aleancës tregon se çfarë po ndodh

Komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s për Europën, Alexus Grynkewich thotë se një mision i mundshëm i aleancës ushtarake në Ngushticën e Hormuzit do t’u lihet politikanëve.

“Kushtet nën të cilat NATO do të shqyrtonte operimin në Ngushticën e Hormuzit janë në fund të fundit një vendim politik”, tha Grynkewich, duke folur në Bruksel ku u takua me shefat ushtarakë nga vendet e NATO-s.

Për të një rol më i fortë evropian brenda aleancës do t’i mundësonte SHBA-ve të zvogëlonte gradualisht praninë e saj ushtarake në kontinent. ”Shtylla evropiane e aleancës bëhet më e fortë, kjo i lejon SHBA-së të zvogëlojë praninë e saj në Evropë dhe të kufizohet në ofrimin vetëm të atyre aftësive kritike që aleatët ende nuk mund t’i ofrojnë”, vijoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?