FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nato i përgjigjet Rusisë me paketë masash

Shefi i Nato-s, Jens Stoltenberg, shkroi në Twitter se ministrat e mbrojtjes së Nato-s kanë aprovuar një paketë të balansuar masash, pëe t`iu përgjigjur arsenalit të gjerë dhe vazhdimisht në rritje të raketave ruse me kapacitet bërthamor.

“Ne nuk duam një garë të re armatimesh, por do të mbajmë të fortë mbrojtjen tonë”, ishte mesazhi I tij. Një ditë më parë, aleanca kërkoi sakaq hollësi rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ulur numrin e trupave të SHBA në Gjermani.

Propozimi për shkurtimin e trupave i ka kapur aleatët në befasi.Presidenti Trump, i cili e ka kritikuar Gjermaninë se nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjen, konfirmoi të hënën njoftimet e javës së shkuar për një shkurtim të 9,500 trupave amerikane në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ndodh, kjo do të ishte hera e parë që presidenti i SHBA vë në jetë kërcënimin për të pakësuar mbështetjen në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?