NATO: Kujdes, mes refugjatëve edhe terroristë e kriminelë

Ardhja e mijëra emigrantëve në Evropë sjell me vete edhe elementë kriminalë dhe terroristë.

Deklarata bëhet nga komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, i cili thekson se fluksi masiv i refugjatëve mbart edhe rreziqe të tjera pasi krijon mundësi edhe për fshehje të terroristëve dhe kriminelëve. Kjo mund të sjellë sipas tij edhe rreziqe në rritje.

Gjenerali Breedlove i bëri deklarata të tilla gjatë një seance dëgjimore në Senatin Amerikan, ku theksoi se fushata ushtarake ruse në Siri, tani në muajin e gjashtë, e “ka acaruar gjerësisht problemin” e refugjatëve, që po largohen nga lufta civile atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka akuzuar Moskën dhe regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për përdorim të migrimit, si armë për të lëkundur strukturat mbështetëse evropiane dhe për ta shkatërruar unitetin evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky kriminalitet, terroristët dhe luftëtarët e jashtëm të kthyer, qartas janë pjesë ditore e fluksit të refugjatëve në Evropë”, i tha Breedlove.

Ai tha gjithashtu, se përdorimi i bombave-fuçi nga Siria nuk ka qëllim ushtarak, por synon terrorizimin e shtetasve sirianë, që ata të shndërrohen në refugjatë dhe të bëhen problem për shtetet e tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?