NATO kundër Rusisë: Po minon bisedimet për paqen

NATO thotë se sulmet ajrore të Rusisë në Siri i kanë “minuar” bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që synojnë gjetjen e një zgjidhje politike për dhënien fund të konfliktit pesëvjeçar.

“Sulmet intensive nga ajri të Rusisë, kryesisht në shënjestër të grupeve opozitare në Siri, po i minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje politike në lidhje me konfliktin”, ka thënë sot para gazetarëve në Amsterdam, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rritja e pranisë ruse dhe aktivitetet ajrore në Siri, po i rrisin tensionet nga Rusia në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke… shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s. Kjo krijon rreziqe”, ka thënë Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bisedimet e paqes në Gjenevë janë ndërprerë në fillim të kësaj jave, pasi forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë nisur ofenzivë të re kundër forcave rebele në qytetin verior Aleppo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtria siriane ka bërë përparime të ndjeshme kundër rebelëve përreth Aleppos dhe është duke përparuar në qytetin më të madh të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?