NATO në dilemë! Ja roli ynë për trazirat në Turqi

Kaosi që shpalosi në Turqi mes presidentit të vendit në atë që u quajt grusht shteti  në tentativë nga ushtria, mbetet e paqartë se si NATO mund të përgjigjet ndaj këtyre trazirave.

“U bëj thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të plotë për institucionet demokratike të Turqisë dhe kushtetutën”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pa thënë se çfarë veprimesh, do të ndërmarrë NATO.

Turqia u anëtarësua në NATO në vitin 1952 dhe ka ruajtur anëtarësinë e saj në dritën e grushteve të kaluara ushtarake dhe trazirave të tjera institucionale. Si një anëtare, Turqia është e mbrojtur sipas nenit 5 të paktit në të cilën vendet anëtare bien dakord se nëse ndodh një sulm i armatosur do të konsiderohet si sulm kundër të gjithave. Rrjedhimisht të gjithë anëtarët janë dakord se, në qoftë se një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre do të ndihmojë. Por kjo nuk do të thotë se vendet anëtare të NATO-s janë të detyruar për t’iu përgjigjur ose të ndërhyjnë në një grusht shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“NATO nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme në Turqi. Ajo është një organizatë e ndërtuar për të mbrojtur anëtarët e saj kundër agresionit nga armiqtë jashtë territorit kombëtar”,- tha Michael Werz, Ph.D një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progres Amerikan i cili fokusohet pjesërisht në çështjet e sigurisë në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se Departamenti i Shtetit monitoron një “situatë shumë fluide” dhe  theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është për të zgjedhur në mënyrë demokratike problemet”.

Burimi: NBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?