FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

NATO në Poloni, Alenca mbledh forcat kundër Rusisë

Trupat ushtarake amerikane dhe ato rumene kanë arritur në bazën e Polonisë, si pjesë grupit të ri luftarak të NATO-s me qëllim frenimin e kërcënimeve të Rusisë.

Kjo lëvzije vjen pas vendosjes së automjeteve luftarake gjermane në fund të muajit mars.

Rusia nga ana tjetër ka shprehur shqetesimin për vendosjen 4 mijë trupave në vendet baltike si Poloni, Letoni, Estoni dhe Lituani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i NATO-s erdhi pasi presidenti rus Putin urdhëroi zhvendosjen e sistemeve raketore dhe trupave në Kaliningradin që ndan kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje sipas një raporti të shërbimeve sekrete lituaneze Rusia ka zhvilluar aftësinë për të ndërmarrë një sulm mbi shtetet ballatike brenda 24 orëve, duke kufizuar mundësinë e NATO-s për kundërveprim, nëse nuk i ka ndërkohë forcat e saj ushtarake të dislokuara në rajon.

Qeveritë anëtare të NATOS-s deklarojnë se masat e ndërmarra nga aleanca janë modeste në krahasim me 330 mijë trupat që Rusia ka aktivzuar zonën perëndimore pranë Moskës.

Aleatët shprehen se formimi i 4 batalionëve të mbështetur me rotacion nga forcat ushtarake amerikane, është i justifikuar pas pushtimit që Ukraina i bëri Krimesë.-oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?